Ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë për Tonight Ilva Tare ka deklaruar se përjashtimi i tij nga Palrmenti është bërë për fjalën e lirë.
Ai ka akuzuar kryeminsitrin Rama se në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës, ishte i lidhur me bandën e Dritan Dajtit.
Berisha tha se ish-kryeprokurorja Ina Rama në bashkëpunim me të tjerë bënte gjithcka për të sobotuar pushtetin e Berishës.
Ndërkohë, ish-kryeminsitri deklaroi se do të largohet nga politika nëse në grupin parlamentar demokrat ka deputetë të lidhur me krimin.
Berisha foli edhe për përgjimet ndërsa paralajmëroi se të tjera video si ajo e Shukri Xhelilit pritet të dalin. Ai i referohej denoncimit që ka marrë nga “qytetari dixhital”.
INTERVISTA
Berisha: Një nderim i veçante. Pse? Asgjë për njeriun nuk mund të ketë themelore sesa fjala e lirë. Ky është një ndëshkim që marr për fjalën e lirë. Kjo vetëm sa nxjerr në dritën e diellit të atyre që marrin fjalën e lirë. Por do thoni ju që duhet argumentuar. Nëse ju merrni arkivën e televizionit ju do të gjeni me qindra herë Edi Ramën, Gramoz Rucin, Erjon Brace netj duke i thënë Berishës kriminel. Kurse unë i thashë Ramës nisur nga një koncept që e besoj prej kohësh. Se midis atij që bën dhe atij që hesht më i lig është ky që hesht, se ai ka treguar një kurajo për të denoncuar atë krim që bëri. Unë i thashë zotëri më ke detyruar të ulem me kriminelë, vrasës dhe kjo ka qenë e rëndë për mua.
Nëse gjen një të vetëm, jo në këtë parlament, se këta deputet janë me firmën time, por jo në këtë parlament por nëse gjen nga 1991, një të vetëm të lidhur me krime të parashikuara në konventën, unë largohem nga politika.
Nëse ky përdor krime që karahason vrasjen me dënimin për një aksident rrugor, krahason vrasjen me dënimin e tjeterit me ligjin e Ramiz Alisë për arratisjen.
Zotëria i ka shpjeguar një diplomati të huaj, një ambasadori dhe për fat të mirë ambasadori it ha një personaliteti që ma tha mua se Edi Rama ma ka pohuar që unë në zonat e veriut kam emëruar kriminelë sepse ata ashtu janë. Dhe ja kam marrë Sali Berishës. Por unë në mënyrë kategorike, kurrë dhe asnjë prej tyre. E para bën një fyerje kombëtare sepse e ky e quan veriun një pellg kriminelësh, çka nuk është kurrë e vërtetë.
Tare: Kush është personaliteti që ja ka deklaruar diplomati?
Berisha: I ka deklaruar kreut të PD, Lulzim Basha. Tani si të mos reagoj unë.
I ka thënë dhe të tjerëve. Pse e vure Arben Ndokën i tha një lezhjan? Epo unë vetëm me atë fitoja. Prapa këtij qëndrimi fshihet një koncept fatal dhe ky koncept është krimi i dobishëm. Etrit e tij kishin grupin e vrasësve, të torturuesve, por ata ishin kriminelë të dobishëm dhe mbroheshin më shumë se kush tjetër.
Krimi i dobishëm të jepo mundësi të realizosh ato që nuk ti lejon ligjit.
Shullazi është arrestuar 6 herë kur Berisha ishte në pushtet. Ka bërë burg është liruar, por mos harro kush ka qenë prokuror. Ekzekutivi ishte policia që e arrestonte. Ai ka shkuar në gjykatë dhe gjykatat e kanë dënuar disa herë. Shullazi kishte lidhje me Dritan Dajtit dhe banda e Dritan Dajtit ishte e lidhur me kryetarin e Bashkisë, Edi Rama.
Ina Rama në bashkëpunim me të tjerë bënte gjithcka për të sobotuar pushtetin e Berishës.
Tare: Mendoni se e tejkaloni me gjuhën në Kuvend
Berisha: Realiteti i Kuvendit është shumë herë më keq, është i paimagjinueshëm. Po e marrim këtë se mbase duhet të jetë kështu. Po nëse mediat ulin kokat për të përdorur emrat e kriminelëve, nëse opozita nuk përdor emrat e tyre, kjo e bën peshën më të rëndë. Kur shof qëndrimin, unë dua të them se ju mund të keni kryeministrin tuaj, po ju nuk keni zërin e lirë të shoqërisë.
Unë mendoj se në Parlament bëhet një transparencë dërmuese për qeverinë. NË Parlament kanë dalë problemet më madhore dhe skandalet më të mëdha të kësaj qeverie. Ka një gjë, ka një mazhorancë që ditën e enjte e ka ditën e ferrit.
Tare: Ka dhe një rregullore që duhet ti përmbaheni?
Berisha: Kur unë të paktën një vit më parë u ngreita dhe kërkova të zbatojmë marrëveshjen, rregulloren ata qeshën. Njeriu që thyen cdo gjë në parlament është kryeministri, atëhere prite, ti bën një gabim fatal. Kryetari i Kuvendit thotë do ti japë të drejtën e replikës, nuk i durohet dhe vjen rri si padigardi ii mi. Ata që shkelin, asgjesojnë rregulloren është ky dhe ministrat e tij. Ata fillojnë dhe mbarojnë një retorikë banale, të mbushur me injorancë. Por nuk e kuptojnë që gjuajnë mbi veten e tyre.
Tare: Në kuvend janë denoncuar aferat e qeverisë. ka mjete të tjera për të bërë denoncime. Parlamenti është për ligjet. Ju keni humbur llogjikën e ligjeve
Berisha: Nuk është faji im që ata vazhdojnë jetojnë nëk kohën time. Ky nuk ka cfarë ti thotë shqiptarëve për tre vjet dhe mendon se do të nxijë kohën time. Unë bëj avokatin
Tare: Si ka mundësi që lajmi kalon nga Berisha?
Berisha: Sepse njerëzit kanë besim tëk unë. Unë e nxjerr lajmin e tyre.
Tare: Kanë nevojë për flitrim ato që publikoni?
Berisha: Ke të drejtë. Nëse nuk vendos 2 burime, lajmi është i vdekur. Unë nuk them se cdo mesazh i qytetarit dixhital është i saktë, por mbi 90 % e denoncimit të qytetarit dixhital i kanë rezistuar kohës dhe janë të vërteta.
Tare: Sot denoncimi me fushat me hashash u përgenjështrua.
Berisha: Ai që mi ka dërguar nuk mund të më thotë për plantacionet e Kucit, që janë të vërtetuara dhe tregojnë zonën e Pilurt. Janë aktuale dhe të gjitha janë në pronësi të Koco Kokëdhimës.
Tare: Mos rrezikoni që ta dekurajoni edhe policinë e shtetit me këto deklarata. Mos duhet të ishit më mështetës në punën e policisë?
Berisha: E them këtu, unë ai që respektoj më shumë respektoj profesionin e policit, sepse është më i vështiri, por këta e shkatërruan policinë. Ajo polici e imja është ftur në Lazarat sa herë kanë dashur. Ata kanë shkuar rregullisht në Lazarat. Edi Rama, e kam këtu duke bërë fushatë elektorale në Lazarat dhe pot ë dojë ja dërgoj fotografinë.
Ne nuk hynim me forcë, ne bllokonim daljet, dhe kemi kapur me dhjetra ngarkesa. Ne kemi raportetet. Ka rënië të ndjeshme të kanabisti, kjo është e vërteta ne nuk hymë. Ajo ishte një politikë. Lazarati ishte një geto, getoja absolute e sistemit komunist, dmth ka patur zona të persektutuara. por si Lazarati nuk ka pasur asnjë zonë. Në 45 vite ka pasur vetëm dy të arsimuar në Lazarat dhe të tjeret ishin armik të rrezikshëm. Ne nuk donim të përdornim forcën.
Video për një ministër? Pajisja e përgjimit e prodhuar në Izrael
Tare: Nga hetimet nuk rezulton se ka një pajisje të tillë…
Berisha: Ky është një nga informimet e qytetarit dixhital që përbën një nga skandalet më të mëdha të 25 viteve. Kjo pajisje është futur në kundërshtim, ajo pajisje është futur disa herë edhe gjatë periudhës së qeverisjes së Fatos Nanos dhe kur kam qeverisur unë. Ajo pajisje është përdorur për të bërë identifikimin e vendndodhjes së kriminelëve të larguar. Ajo pajisje është futur edhe në vitin 2015 me firmën e prokurorit të Përgjithshëm. Ajo pajisje ka rregullat e veta. Këtë radhë është futur jashtë rregullave. Kjo pajisje, edhe celularin e shndërron në mikrofon për të regjistruar mbajtësin e tij. Është prodhim izraelit e pamëshirë për përgjim. Kjo pajisje është futur në një kanal privat. Është bashkëshortja e Grilos që ka futur pajisjen. Kjo pajisje ka shkelur një ligj tjetër.
Tare: Kjo pajisjes sipas ministrit të Brendshëm është futur me një marrëveshje që ka firmosur edhe Presidenti i vendit me Interforcën.
Berisha: Kurrë! Nuk mund të futej kurrë një pajisje e tillë pa u përcaktuar se kush do të ndiqej me këtë. Pajisja për muaj të tërë nga Drejtoria e Policisë ka përgjuar jo vetëm 370 personalitete, por ka përgjuar edhe qindra qytetarë me akte rrugaçërie të paimagjinueshme. Pajisja ka lëvizur dhe lë të dyshohet se janë përgjuar edhe ambasada të huaja. Në qoftë se ti e dërgon atë pajisje këtu afër tv Ora, ajo vjen për të regjistruar çdo impuls që hyn dhe del thirrjet brenda këtij institucioni. Kjo deklaratë vetëm sa të bind më shumë në megaskandalin e krijuar. Në bindjen time nuk është e implikuar ambasada italiane se kjo do të ishte pastaj një situatë krejtësisht tjetër. Unë kam besim tek ambasadori aktual se nuk do të përfshihej kurrë në një aferë të tillë. Është përgjuar Presidenti i Republikës dhe ambasadorët.
Tare: Pse nuk po heton Prokuroria për këto akuza? Pse nuk po e merr dot pajisjen?
Berisha: Po heton! Letra që shkruan ish-drejtori i Policisë italiane e komplikon edhe më shumë sepse ai përmend një nen të marrëveshjes që kanë imunitet.
Tare: Ka kryer përgjime në kohën e Partisë Demokratike?
Berisha: Jo! Kurrë!
Tare: Nuk është e njëjta pajisjes e përdorur nga Forcat e Armatosur në 2011-n?
Berisha: Kurrë! Ajo pajisje ka ardhur për trupat tona në Afganistan sepse trupave tona ajo ju duhej.
Tare: Janë bërë përgjime të paligjshme siç ka deklaruar Rama?
Berisha: Nëse përgjime të paligjshme ka bërë SHISH-i, unë nuk e di. Kam konstatuar se janë bërë përgjime të paligjshme që të gjitha të nxitura nga Edi Rama. Përgjimi që i është bërë Ilir Metës në 2008, duke qenë kundërshtar i yni, duke qenë deputet, pa autorizimin e kryetares së Parlamentit është aktualisht shkelje flagrante.
Tare: Si mund të bënte përgjime kryetari i Bashkisë?
Berisha: Kryetari i Bashkisë e kishte të vetën Ina Ramën. E përdorte si i donte qejfi. Ina Rama dhe çfarë kanë bërë prokurorët e saj. Pasi kanë regjistruar Ilir Metën, sipas ligjit, zëri prishet. Edhe kur gjykatësi e ka urdhëruar prishjen e dosjes, ata nuk e kanë prishur. Dhe ata ia kanë dhuruar Saimir Tahirit. Kjo është një praktikë për të marrë peng. E di ti historinë e nipit të vjehrrës së Presidentit. I dërgon kryemafiozit Agaçe me një zarf dhe i thotë se çështja e pronës është zgjidhur. Mendoi se me këtë mënyrë mund ta thyente Bujar Nishanin, siç bërë me këtë përgjim. Është punonjës i Policisë Gjyqësore. Prokuroria duhet të hetojë sepse ka një shkelje të rëndë.
Tare: Po heton në fakt Prokuroria dhe nuk ka informacion siç thoni ju dhe çfarë do mbetet nëse si Drejtoria e Policisë italiane si dhe ambasada italiane përgënjeshtron ashtu sikurse edhe hetimet që pajisja nuk ka përgjuar. Çfarë i mbetet opozitës kur e ka kthyer në kauzë këtë çështje?
Berisha: Ambasada italiane nuk duhet kurrë ta pranonte atë mjet, duhet t’ia linte Interforcës. Kam bindjen se as shërbimet partnere dhe ambasada nuk janë implikuar në një skandal të këtyre përmasave. Kjo është një vepër e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Pajisja ka ardhur nëpërmjet zonjës Grillo, e cila sjell një gjë nga dyqani i vet dhe instalohet në Drejtorinë e Policisë. I vuri orën në dorë, lakun në qafë..
Tare: Kujt?
Berisha: Spartak Ngjelës që të regjistronte.
Tare: Zt. Ngjela nuk ka deklaruar kurrë se ka pasur një pajisje..
Berisha: Rama ia dha atij të shkretit. Ai harroi se do të mund të intimidonte me këtë çimkë.
Tare: Ju keni deklaruar se skandalet e video-përgjimeve nuk do të jenë në periferi, por në qendër të pushtetit. Keni ndonjë video që do ta bëni publike?
Berisha: Unë kam një ligj, bëj publike vetëm videot politike, por theksoj këtu që për personat publik, jeta e tyre private është publike. Unë e kam vlerësuar shumë rastin e tv Ora që bëri transparent një fenomen të shëmtuar të personave që bëjnë kërkesa amorale për vende pune. Unë e vlerësoj këtë. Meqë më pyet po të përgjimet: qytetari dixhital më thotë se tv kanë video të tjera.
Tare: Ju vet nuk keni ndonjë video?
Berisha: Unë i besoj qytetarit dixhital dhe më thotë që x tv ka një ose dy video të kësaj natyre. Unë pres dhe kam besim të madh te tv që do t’i nxjerr ato. Edhe kur më tha për Riformaton, ata thanë se ishin mushkonja.
Tare: Nuk besoj se doni të thoni tv, apo do ta lini me keq?
Berisha: Më mirë të mos marr atë unë…
Tare: Cili është qëllimi i këtyre videove?
Berisha: Denoncimi i atyre njerëzve që nuk respektojnë standardet më minimale në qeverisje. Në qoftë se shkelen standardet ke marrë fund dhe gjëja e vetme është të largohesh dhe të hysh në jetën tënde private. Do ketë sepse është ky brumë…