Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Francë për një vizitë zyrtare. Ai u ftua të ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të dekoratës së “Komandatit të Legjionit të Nderit” për shkrimtarin Ismail Kadare, që i’u dorëzua nga presidenti Fransua Hollande.
Para ceremonisë, kryeministri Rama është pritur nga presidentit francez Hollande në një takim të mbajtur në pallatin Elize.
referuar njoftimit të shpërndarë presidencës franceze, Rama dhe Hollande kanë diskutuar për Evropën, zhvillimet ndërkombëtare dhe frankofoninë.
Rama shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndërkohë gjatë takimit ishte i pranishëm dhe ambasadori francez në Tiranë Bernard Fitoussi./a.m.