Shqipëria ka nisur përgatitjet për nisjen e sezonit turistik të këtij viti, por edhe këtë herë problemet duket se nuk mungojnë. Turistë të huaj dhe Shqiptarë janë befasuar nga ajo çfarë kanë gjetur në bregdetin e Lezhes, pilërisht në plazhin e njohur si “Rana e hedhun” raporton Tema.
Bëhet fjalë për një delfin të ngordhur, i nxjerrë në breg nga ujërat, me trupin e mbuluar nga shenja nafte.
Në fakt, nuk dihet se si ka përfunduar në këtë zonë ky delfin, por nga pamja gjysmë e dekompozuar, duket se ka disa ditë që ka ngordhur. /a.m.