Rreth orës 14:27, është mbytur një shtetas (turist) në një pishinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 Sarandë, në pishinën e hotelit të quajtur “Mediteran”, në pronësi të shtetasit A.Z., rreth 50 vjeç, ku është mbytur në të, një shtetas polak, me iniciale H.T. 78 vjeç.
Ky shtetas ka qenë nën shoqërinë e bashkëjetueses së tij, me iniciale Z.K., 69 vjeç (turistë nga Polonia).
Nga veprimet paraprake dyshohet se 78-vjeçari, të ketë pësuar infarkt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, kryhen veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes. Në pritje të ekspertizës së mjekut ligjor./a.m.