Aktualisht është një nga këngëtaret më të pëlqyera ndonëse prej disa kohësh është tërhequr nga muzika për t’iu dedikuar vogëlushes së saj Emeli. Por sot është një ditë e veçantë për Miriam Canin pasi ajo feston ditëlindjen e saj të 31-të, por edhe ditëlindjen e parë në statusin e nënës.
Një urim i veçantë për ditëlindjen e saj ka ardhur nga grimierja e njohur Miranda Dupi, e cila kujdeset për imazhin e Miriamit, por edhe të bashkëshortit të saj këngëtarit Alban Skënderaj.
“Edhe 100 vite të lumtura Miriam, zemër Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde të puth fort,”-shkruan Dupi në Instagram së bashku me një foto të saj me Canin.
ma.me