Për një siguri më të madhe në rajon, ata që do duhet t’i bashkohen NATO-s janë Kosova dhe Bosnja. Ishte ky mesazhi i kryeparlamentarit Meta, dhënë gjatë fjalës së tij në Asamblenë e NATO-s, e cila kryen këtë të hënë ditën e 3 të punimeve në Tiranë
“Ju falenderoj në emër të parlamentin për ardhjen tuaj. Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme për t’u forcuar. Ne kemi kërcënime që vinë edhe nga Lindja, por dhe nga Isis. Këto konflikte vijnë nga injoranca, ekstremizmi por edhe nga ekonomia. Kemi pasur kërcënime nga ksenofobia, këto janë indicie për t’u forcuar më shumë si Aleancë për këto sfida të përbashkëta. Asambleja Parmalentare është platforma e vetme për të promovuar dialogun. Ne jemi në mes të një krize refugjatëve, ne kemi përgjigjësi si komb edhe si qeveri për të mbrojtur kufinjtë tanë por gjithashtu duhet t’i ndihmojmë këta persona që janë sulmuar në vendin e tyre. Ne do të kontribojmë me kapacitetet tona modeste.
Nato duhet të zgjerohet për të mos lënë askënd jashtë. Kosova dhe Bonsja duhet të anëtarësohen në Nato. Është thelbësore që ne të veprojmë të gjithë si një trup i vetëm që ti tregojmë të gjithëve se kjo Aleancë është e fortë. Progresi është i mundëshëm”- tha Meta. java/ a.k