Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama janë “ndeshur” ashpër në rrjetet sociale për parkun e lodrave te kodrat e Liqenit Artificial.
Pas deklaratës së Nishanit për hetim ndërkombëtar, Rama reagoi me tallje në Twitter e Facebook.
“Parku i lodrave tek Liqeni gati per hetim nderkombetar”, shkroi Rama, duke vënë edhe një emoticon tallës në komentin e tij përkrah fotos së këndit tashmë gati për fëmijët.
Përgjigjja e Presidentit ishte e rrufeshme.
“Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje”, shkruan Nishani, duke vendosur një numër fotosh, por që në fakt tregojnë këndin gjatë procesit të ndërtimit.
D.I.