Zyra e Sekretariatit te Brendshem te Britanisë ka njoftuar se 20 vetë, përfshirë 18 shqiptarë, janë shpëtuar gjatë natës nga një anije gome, e cila kishte filluar të fundosej në pjesën angleze të kanalin La Manche.Në këtë grup gjendeshin edhe dy britanikë.
Pas operacionit të shpëtimit, grupi është dërguar në Dover për intervista me zyrtarët kufitarë të Britanisë, raporton AP, citon rel.
Roja bregdetare britanike thotë se kishte marrë informacion se anija kishte probleme, të shtunën, pak kohë para mesnatës.Në operacionin e ndërlikuar, përfshihej një helikopter për kërkim-shpëtim dhe barka shpëtimi, që ishin dërguar nga disa porte angleze. (b.an)