Dy fabrika me pronarë nga Gjermania do të nisin punën menjehere në muajin qershor.
E para, që do të përurohet këtë javë, do të prodhojë panele solare të destinuara për eksport në tregun gjerman dhe do të punësojë dhjetëra punëtorë.
Fabrika e dytë do të përurohet në fund të muajit qershor dhe do të merret me përpunimin e perimeve dhe produkteve ushqimore, shkruan Koha Ditore.
Ajo do të jetë në rajonin e Podujevës dhe pritet t’i punësojë deri në 800 punëtorë. (b.an)