Këto janë pamjet e parkut gati të përfunduar tek Liqeni, e për të cilën pati një “luftë” të madhe politike mes Bashkisë së Tiranës, opozitës, Presidentit e shoqërisë civile. Parku do të hapet më 1 qershor për fëmijët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook lajmëron se duhen edhe 3 ditë që këndi i lojërave të përfundojë.
“SHPËRNDAJE nëse beson se puna e mund dhunën! Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen”, shkruan Veliaj.