Dashi
Relaksi i së dielës mund të ketë disa efekte pozitive në fillim të javës. Horoskopi i ditës këshillon që të shkoni përtej raporteve të dedikuara për dashurinë. Mundohuni të shkoni përtej aparencës së njerëzve që ju rrethojnë, për të mos rrezikuar.
Demi
Dita do të jetë mjaft e favorshme për identifikimin e problemeve në ambientin e punës. Ndikimi i diellit do të bëjë që të lini mënjanë krenarinë. Lejoni që një këshillë e mirë, të ndikojë në mendimet tuaja, pasi do të jetë vërtetë pozitive.
Binjakët
Problemet e djeshme me partnerin, të hënën do të kalojnë në plan të dytë, për shkak të përqendrimit në çështjet emergjente. Për të shmangur krijimin e situatave të ndera, këshillohet që t’i kaloni situatat sa më qetësisht, pse jo me një buzëqeshje.
Gaforrja
Kjo është shenja më e favorizuar e ditës. Plutoni dhe Neptuni, do ju udhëzojnë linjat e duhura, ku duhet të ecni gjatë ditës. Këshillohet të bëni kujdes ndaj situatave të papritura dhe t’u kushtoni vëmendjen e duhur.
Luani
Do të përballeni me jo pak probleme gjatë kësaj dite. Do t’iu duhet të përqendroheni në zgjidhjen e problemeve familjare. Parashikohen debate me fjalë ose thjesht antipati, të cilat mund t’i mposhtni vetëm me diplomaci dhe sens humori.
Virgjëresha
Pas një problematike fillestare, do të nxirrni në pah anët tuaja më të mira. Këshillohet që të injoroni çdo dëshirë të shfrenuar për të braktisur çdo gjë, pasi betejat nuk fitohen duke u larguar.
Peshorja
Do të keni një keqfunksionim të “valvulës së interesave”. Mundohuni që të përfshiheni më shumë në çështjet me interes. Këshillohet që të filloni diçka të re, të dobishme dhe interesante.
Akrepi
Do të keni debate të vogla me partnerin. Do të përfshiheni nga hije dyshimi, të cilat nuk do ju lënë rehat. Mundohuni që të bëni zgjedhje të matura dhe të përgjegjshme.
Shigjetari
Ekziston mundësia që të përfshiheni në një raport aspak të thjeshtë, gjë që do ju rëndojë pa masë. Nëse jeni mbushur sa nuk duroni dot më, ndoshta ka ardhur momenti për të vënë pikat mbi “i”.
Bricjapi
Mungesa e ndjesive emocionale, do bëjë që zemra të mbushet me ndjesi hakmarrje. Nëse keni lënë dikë që të presë gjatë, bëni kujdes, pasi situata mund t’iu dalë nga kontrolli dhe të kthehet kundër jush.
Ujori
Një situatë mund të krijojë siklet për ju, në raport me ndonjë mik. Ka ardhur momenti që të vini në jetë idetë dhe projektet tuaja të reja.
Peshqit
Do të jeni në pritje gjatë kësaj dite, sidomos nëse jeni në një lidhje të fshehtë. Bëni kujdes nga mënyra se si përdorni fjalët, sidomos ku shkelni, pasi rrezikoni që të pengoheni dhe të keni vështirësi.