Luftëtarët kurdë irakianë, të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane, filluan sot pasdite një ofensivë për marrjen e një zone bastion të ISIS-it, e përbërë nga disa fshtara, pranë veriut të vendit, njoftoi ushtria kurde.
Ata sulmuan pozicionet e ISIS-it në Khazer, 45 kilometra në verilindje të Mosulit, bastioni kryesor i ISIS-it në veri të Irakut.
”Të paktën 17 rebelë të ISIS-it u vranë në këtë sulm”, shtoi ushtria kurde.
”Sulmi i sotëm u urdhërua nga presidenti i Kurdistanit, Massoud Barzani”, tha komandanti peshmerga, Aziz Wessi