Marina Vjollca gjithnjë sigurohet që të ketë vëmendjen e duhur. Ajo pa dyshim se si prezantuese e emisionit “Procesi Sportiv” ka lidhje shumë me sportin. Dhe sigurisht se ajo edhe ka me kë t’i shikojë ndeshjet, me Getoar Selimin, shkruan Telegrafi.
Burimet e Telegrafit mësojnë se Getoar Selimi është tifoz i Barcelonës dhe se ai mbrëmë e shikoi duelin si neutral, por me përkrahje të lehtë për Atleticon.
Përderisa Geti e shikoi duelin nga Zvicra aty ku ai performoi në Rinora 4 me Agon Amigën dhe Cozman, Marina e shikoi në Tiranë e vetmuar duelin final.
Mësohet se Marina Vjollca ishte duke përkrahur Real Madridin, dhe ishte kategorike kundër Atleticos.
Duket se edhe për Marinën dje ka pasur festë!