Ka sekrete të mëdha që fshihen në një trup jashtëzakonisht të dobët si ai i aktores Angelina Jolie, sekrete që i di vetëm bashkëshorti i saj Brad Pitt. Kështu është shprehur aktori hollivudian në një rrëfim prekës për gjendjen shëndetësore të gruas së tij, që preku shumë njerëz në zemër dhe që do të mbahet mend gjatë:
“Gruaja ime është shumë e sëmurë. Ajo ishte shumë e shqetësuar për problemet që kishte në punë, dhe madje edhe në jetën private, së bashku me fëmijët. Ajo ka humbur aq shumë kilogramë! Po, ajo është shumë e dobët… dhe e gjitha kjo sepse ajo qan shumë.
Ajo ka vuajtur nga dhimbjet e mëdha të kokës, zemrës dhe të shpinës. Ajo ishte shumë e lodhur, mezi e zinte gjumi dhe martesa jonë ishte duke u shembur.
Nga bukuria e gruas sime mbeti vetëm një hije. Ajo kishte rrathë të zinj poshtë syve dhe thjesht u ndal së kujdesuri për veten e saj. Mendova se kjo do të na ndajë. Isha i humbur dhe nuk kisha asnjë shpresë.
Pikërisht në këtë moment, kur unë isha gati të hiqja dorë nga gjithçka, mora fuqinë dhe vendosa të bëj gjënë e duhur, sepse unë ende kisha pranë gruan më të bukur në mbarë botën.
Ajo është idhulli i bukurisë në të gjithë botën dhe jam shumë i lumtur që jam unë ai që e kam atë dhe fle pranë saj.
Pastaj fillova t’i dhuroj asaj lule çdo ditë, puthje dhe komplimente gjatë gjithë kohës. Përpiqesha ta kënaqja në çdo gjë dhe t’i bëja surpriza çdo ditë. Unë kam jetuar dhe jetoj për të. Fola qëllimisht rreth saj në publik dhe kjo gjë funksionoi me të vërtetë!
Ajo lulëzoi dhe filloi të më dojë më shumë se kurrë. Nuk e dija që ajo mund të më donte aq shumë. Dhe pastaj më në fund e kuptova: Një grua është një reflektim i madh i secilit prej nesh, i çdo burri”.
Express/d.i.