Është çelur bienalja e arkitekturës në Venezia, ku Shqipëria prezantohet për herë të dytë me pavionin e saj.
Projekti “Të kam lënë malin” sjell temën e migrimit dhe emigrimit dhe pasojat që ato kanë lënë pas në arkitekturën e qytetit. E pranishme në ceremoninë e hapjes ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Për herë të dytë Shqipëria merr pjesë në biennalen e arkitekturës në Venecia.
Projekti i Shqipërisë i quajtur ” Të kam lënë malin” përcjell një mesazh të qartë, duke shfaqur temën e zhvendosjes dhe migrimin, dy prej të cilave kanë qenë të përhapur në të gjithë historinë e Shqipërisë.
Në pavionin shqiptar aty ku arkitektura ndërthuret me “iso-polifoninë”, një muzikë e kënduar nga katër grupe folklorike tekstet e të cilave janë shkruar nga shqiptarët dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.
Në ceremoninë e hapjes së pavionit shqiptar e pranishme ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se këngët e kurbetit janë të përzgjedhura enkas për të përshkruar një nga plagët e shoqërisë shqiptare që është emigrimit dhe pasojat që ka lënë ai në arkiutekturën e vendit.
Dy kuratorët e pavionit të Shqipërisë në bienalen e arkitekturës në Venezia janë Simon Battisti dhe leah Whitman Salkin, e cila shprehet se puna nisi pas vizitës së bërë në Tiranë dhe se projekti shqiptar edhe bërë për të dhënë një kontribut për temën më të gjerë të migrimit, i cili është një problem i madh në të gjithë Europën.
“Kur po planifikonim ‘pavionin’, po shikonim Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë dhe po bisedonim se sa i prekur është ky vend nga emigracioni dhe zhvendosjet. Ne donim t’i jepnim zë ekperiencave të tyre. Ne menduam se është diçka mjaft e bukur qe Shqipëria ka një kengë të vjetër emigrimi e cila është antike dhe unike njëkohësisht.
Ne donim që të festonim në një farë mënyrë këtë eksperiencë të thellë emocionale përmes kësaj kënge të bukur. Kjo nuk ka vetëm një mesazh, pasi janë shumë zëra që bashkohen në një. Kemi 10 poetë, shkrimtarë, mendimtarë të cilët shkruajtën tekstin dhe më shumë se 40 këngëtarë të cilët erdhën për të performuar. Pra kënga nuk ka vetëm një mesazh, por një kompleksitet emocionesh dhe eksperiencash që vijnë nga njerëz që e kanë përjetuar emigracionin dhe zhvendosjen”.
Tekstet për këngët e përdorura në biennale janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe këndohen nga grupe të muzikës popullore nga Tirana, Himara, Fieri dhe Vlora, duke krijuar kështu këngë të reja popullore.
Njëri prej atyre që ka shkruar tekst kënge, të shndërruar në një këngë popullore për Shqipërinë, është i njohur si ekonomisti kundër masave shtrënguese dhe ish-Ministër i Financave greke, Yanis Varoufakis. Për pavionin shqiptar në Bienalen e Venecias kane shkruar edhe mediat ndërkombëtare një prej tyre revista “Vogue”. Bienalja do të qëndrojë e hapur për vizitorët për 6 muaj. /Ora/a.m.