Njëmbëdhjetë njerëz, përfshirë 10 fëmijë, janë goditur nga rrufeja në një park në Paris, ndërsa gjashtë nga fëmijët besohet se janë lënduar rëndë.
Ndërkohë, shefi i zjarrfikëseve, Eric Moulin ka thënë: “Tre fëmijë dhe një i rritur janë në rrezik për jetën.”
Ai tha se incidenti ndodhi në Parc Monceau, në veri të qendrës së qytetit.
Rrufeja e goditi grupin e të rinjve teksa ata ishin duke marrë pjesë në një festë ditëlindje në park rreth orës 3 pasdite.
Fëmijët e plagosur janë të moshës 7 deri në 14 vjeç./a.m.