Punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që për herë të parë po mbahen në vendi tonë kanë sjellë edhe reagime të ndryshme të përfaqësuesve të vendeve anëtarë në këtë strukturë.
Gjatë fjalës së tij në Asamblese përfaqësuesi gjerman tha se i kishte rënë në sy hendeku i zhvillimit në vendin tonë.
“Pashë një Shqipëri me dy fytyra. Pashë të rinj me makina të shtrenjta. Çfarë bën qeveria që përqendrimi i pasurisë të mos jetë në pak duar? Çfarë bën qeveria për të formalizuar ekonominë?”, tha ai.
Ministrja e Ekonomisë, Ilva Ikonomi, u shpreh se qeveria e di se vendi ka pabarazi, ndërsa theksoi se ka projekte për të zbutur këtë hendek dhe për të përmirësuar ekonominë në xhepat e qytetarëve./a.m.