Nga Sokol Mati
Kriza globale qe ka perfshire sektorin minerar prej mese kater vitesh ka ndikuar ne menyre direkte ne sektorin minerar ne Shqiperi.
Burimet tona minerale kryesisht metalet klasifikohen tek vendburimet e vogla deri ne te mesme (si ato te nikelit, kromit dhe titano-magnetitit). Me rezerva te tilla minerale prodhimi yne minerar nuk eshte percaktues ne tregun minerar global dhe ne nje situate te tille konkurence ai eshte ndodhur perballe veshtiresive te medha.
Duke shtuar ketu qe: 1) subjektet tona minerare jane te nivelit te vogel deri ne te mesem (dy ose tre subjekte te nivelit deri ne te mesem) si per kapacitetet prodhuese dhe per per kapacitetet financiare; 2) copezimin e vendburimeve te medha (Copezimi i vendburimeve te medha, me efekte pozitive fillestare, qe ne afat gjate krijuan jo pak probleme te shfrytezimit jo racional, te sigurise ne pune, pengese ne proceset e perpunimit, fenomenet sanduic te “transfer pricing”, probleme te konkurueshmerise dhe aftesise se kufizuar per te dale ne tregun minerar, problematike qe akoma nuk ka gjetur zgjidhjen perfundimtare); 3) nivelin e ulet te mekanizimit ne veprimtarite minerare dhe perpunimin i cili gjithsesi nuk eshte ne nivelin e produktit perfundimtar dhe ne ato sektore ku po zhvillohet aktualisht; 4) faktin qe kerkim zbulimi ka ngecur ne vend ose ka nje shtim te sasise e rezervave te zbuluara minimale per te mos thene e paperfillshme, (sipas statistikave pergjate ketyre 20 viteve, ne veprimtarite e kerkim zbulimit jane shpenzuar rreth 240 milion USD, nga te cilat realisht ne proceset e kerkimit rreth 45 milion USD pra ne rendin e 12.5 mije USD/km2 vlere e cila mund te realizoje minimalisht vetem procesin e kerkimit, per te kaluar ne zbulim dhe vleresim rezervash sipas eksperiences tone te meparshme dhe asaj aktuale boterore keto vlera jane ne nivelet e 200 mije – 2 milion USD/km2 pra shume here me shume); 5) mungesa e vazhdimit te pregatitjes se objekteve minerare te marre ne shfrytezim, (pothuajse te gjithe subjektet minerare punojne me punimet kapitale te realizuara ne periudha te meparshme, shume pak subjekte kane punime te reja kapitale, punimet e reja jane punime te veprimtarise se shfrytezimit per vitin 2015 vlera e ketyre investimeve ka qene 29.3 milion USD, ndersa per makineri e pajisje 11.6 milion USD, vlera te cilat kane shkuar ne renie pergjate gjithe ketyre viteve me te pakten 10-15 % renie); 6) pamundesine e financimit te veprimtarive minerare (e lidhur kjo me nivelin profesional te prezantimit te studimeve te fizibilitetit per objekte te caktuara minerare, rezultatit negativ aktual te shume studimeve te fizibilitetit te shkaktuar nga ulja drastike e cmimeve te metaleve, kujdesin e bankave per te financuar ne kete sektor te cilin e shikojne aktualisht me risk te madh, por dhe faktit qe niveli vleresues per propozime konkrete nuk ka largpamesi dhe jo rralle mungese profesionalizmi); 7) perdorimi i tokes qe krijon problematika ne terren deri ne pamundesi te perdorimit te saj, (e lidhur kjo me reformen mbi pronen regjistrimin e saj real, problemeve te shumta gjyqesore, mosrakordimit te pronesive dhe vete brenda institucioneve shteterore atyre qendrore e lokale, mungeses se nje kadastre transparente dhe publike lehtesisht te lexueshme nga investitori, pa shtuar ketu problematiken shqiptare te lidhur me temparamentin e mbrojtjes se pronesise); 8) nivelin e ulet te profesionalizmit, mungesen e profesionisteve te rinj, e cila po krijon veshtiresi biznesit dhe do ti hape rruge zenies se ketij vakumi nga te huaj lindore duke ulur keshtu mundesine e punesimit tek grupi profesionisteve te shtetasve shqiptare; 9) heqjen e pjeses se kerkimit shkencor nga institucionet minerare apo krijimi thjesht i policive minerare kane eliminuar perfundimisht mbeshtetjen shkencore (per hartimin e strategjive, politikave afatgjata, studimeve pergjithesuese, hartave te mbetura tashme pa perfunduar si ajo e metalogjenise, etj, hartimin e dokumenteve plnifikuese strategjike, etj); 10) dhe ne menyre te vecante koncepti per zbatimin e ligjit i cili me shume veshtiresi po futet ne kulturen e administrates sone, e cila akoma nuk mund te shkeputet nga koncepti i urdherit te eprorit dhe shperfilljes se ligjit , keto arsye bejne qe elementet subjektive gjate zbatimit te ligjit, apo zgjidhjet e munguara gjyqesore te behen nje pengese serioze.
Ka dhe problematika te tjera, qe si rezultat i mosdiskutimit te tyre ne nivel profesional ngelen ne harrese, maisen dhe ne momente te caktuara shperthejne kur ndodh nje ngjarje ne veprimtarite minerare, nje aksident a ndonje shkarrje dheu ne nje fshat a qytet. Menjehere keto ngjarje kthehen pjese e nje diskutimi politik, ne vend qe te behen se pari pjese e nje diskutimi publik e profesional, ndaj rritja e debatit dhe transparences me publikun per industrine minerare diskutimi profesional i klimes se biznesit ne kete sektor aktualisht merr nje rendesi te vecante.
Ne kete situate veshtiresish per sektorin minerar, nxitja e punes krahas nderhyrjeve per nje lehtesim fiskal, duhet doemos te shoqerohet me nje lehtesim te klimes se te berit biznes qe perfshin ofrim te lehtesive ne marrjen e te drejtave minerare por dhe nje oferte me te madhe per objekte minerare.
Ne lidhje me kete ceshtje desha te trajtoj nje aspekt te vecante i cili pavaresisht mangesive dhe problematikave te permenduara me siper mund te jete nje nxites per veprimtarite minerare ne momentin aktual.
Aspekti qe gjykoj se duhet te nderhyhet ne momentin aktual eshte krijimi lehtesive te bazuara ne ligj per ofrimin e objekteve minerare me rezerva te pakta, kryesisht te vleresuar nga sherbimi gjeollogjik. Percaktimi ligjor per keto objekte minerare eshte dhene tek kreu i dyte i ligjit minerar “planifikimi strategjik minerar”, tek kriteret për zonat e hapura ne kuader te objektivave te zhvillimit ekonomik të vendit dhe planifikimit te territorit, ku jepet mundësia e gjetjes së rezervave të reja minerare ne ato objekte ku ka nje vleresim paraprak nga sherbimi gjeollogjik shqiptar. Ky vizion i shprehur ne ligj kerkon pikerisht rritjen e interesit te veçantë të subjekteve, per objekte te vleresuar ne nivele te ulta apo me rezerva te pakta.
Ne zinxhirin e prodhimit perfshirja e objekteve minerare te vogla eshte imperative, pasi jo vetem ndikon ne sasine e pergjitheshme te produkteve minerare por hap rruge dhe krijon mundesi te venjes ne pune me kapacitete te plota te shume objekteve perpunuese te ndertuara ne kete dhjetevjecar kryesisht per xeheroret e kromit e bakrit.
Fakt eshte qe ne legjislacionin minerar (ligjin minerar ku percaktohen kriteret per zonat minerare , dhe jepen drejtimet strategjike te sektorit, por dhe ne strategjine minerare te miratuar) ndarja ne dy tipe e zonave minerare ne ato te hapura dhe konkuruese, ka patur si qellim kete specifike te burimeve tona minerare, vizion qe po neglizhohet dhe nuk ka asnje pregatitje nga institucionet minerare ne kete drejtim, pasi dhe sot pas pese vitesh te miratimit te ketij legjislacioni nuk eshte perfunduar studimi kompleks vleresues tekniko-ekonomik per objektet e njohura.
Prej pothuaj dy vitesh (sipas afateve te percaktuara dhe miratuara ne strategjine minerare) mungon ky studim pergjithesues i ndarjes se zonave minerare gje e cila ka shpure ne rritjen e burokracise ne perfitimin e te drejtave minerare, sidomos per objektet e vegjel dhe jo rrale dhe te korrupsionit. Ne shume publikime per procedurat konkuruese verehet qe sasia e rezervave te vendburimeve minerare eshte ne intervalet 10-30 mije ton, qe per nje subjekt te madh minerar jane pothuaj te paperfilleshme, per te mos thene i pamundur ne konceptin e efektivitetit per vete faktin e organizimit te tyre, por per subjekte te vogla mund te jete nje mundesi investimi, dhe nje interes te rritur.
Futja ne procedure konkuruese kerkon nga ana e subjekteve harxhim kohe e parash, e per vendburime te tilla ku pritet vetem perfshirje e subjekteve te vogla perfitimi i te drejtes per kryerje te veprimtarise minerare vleresoj se eshte nje pengese me shume per to. Vetem ne rajonin Kukes-Tropoje jane mbi 400 objekte te vleresuara nga sherbimi gjeollogjik shqiptar per xeherore kromi qe vazhdojne te futen ne procedura konkuruese jo mbi bazen e nje studimi real te bazuar ne planifikimin territorial por thjesht sipas interesimit te subjekteve te caktuara, (kjo mungese planifikimi e studiuar mire dhe mireorientues te investimeve ka shkaktuar humbje te tyre ose efikasitet te ulet investimi. Jo rralle biznesin e shikojme si nje lope nga duhet te marrim qumesht, ose ne te kundert e mbeshtesim pa kushte, kur zgjidhja eshte ta shohim si partner dhe perfitimet te jene per te dy palet sipas kontributeve te tyre, pa harruar qe pasurite minerale jane prone publike).
Kur ne njoftimet e procedurave konkuruese sasite e rezervave qe jepen jane ne rangun e 5-20 mije ton, pergatitja e dokumentacionit per konkurim, hartimi i dokumentacionit per leje minerare kerkojne te pakten sipas legjislacionit ne fuqi jo me pak se kater muaj, shto ketu burokracine qe kete afat kohor pothuaj e dyfishon ben qe per keta objekte te ndodh ose fenomeni i shfrytezimit ilegal ose ai i mos investimit per to. Ne nje kohe qe eshte hapesira e plote ligjore per marrjen e thjeshtesuar te drejtave minerare per to.
Prej dy vitesh nuk ka akoma te miratuar nje Vendim te ri te Keshillit te Ministrave sipas percaktimeve ligjore (Programi i veprimit për zbatimin e strategjisë minerare është dokumenti afatmesëm i planifikimit minerar, që hartohet në bazë të strategjisë minerare dhe është i vlefshëm për një periudhë 3-vjeçare), qe te percaktoje zonat minerare, ne te cilat do te zhvillohen veprimtarite minerare duke dhene drejtimet për zhvillimin e sektorit minerar; realizuar promovimin e zonave minerare mbështetur në hartën minerare dixhitale te burimeve minerale te perfunduar qe ne vitin 2011; programimin e veprimtarive të kërkimeve themelore gjeologjike; parashikimin e përgjithshëm të produktit vjetor në sektorin minerar; nevojat për zhvillimin e burimeve njerëzore, profesionale në veprimtaritë minerare; zonat e rrezikshme, ku veprimtaria minerare është e ndaluar dhe ku ndalohet dhënia e të drejtave minerare, dhe tipin e zonave minerare te hapura apo konkuruese.
Ne dhenjen e te drejtave minerare po vazhdohet akoma me konceptin e ndarjes se rezervave te vendburimeve, copezimin e tyre, duke fraksionuar zonat minerare te miratuara me pare. Nje qasje e tille per vendburime te medha heq mundesine e perpunimit te mineraleve pasi asnje subjekt minerar nuk mund te ndertoje objekte perpunuese per nje rezerve te vogel, gje e cila gjate studimeve te fizibilitetit gjithmone jep tregues negative ekonomike dhe financiare.
Ne objektivat afatshkurter te planit vjetor minerar qe duhet te hartohej per vitin 2016 (qe akoma nuk eshte publikuar ne nje kohe qe detyrimi ligjor eshte per tu perfunduar ne nentor 2015), duhet te vleresohet qe mundesisht te gjithe objektet e vegjel minerar duhet te klasifikohen si zona te hapura duke krijuar keshtu mundesi te perfshirjes se shume subjekteve shqiptare ne sektorin minerar. Kjo do te krijonte mundesi te rritjes se kapaciteteve prodhuese per mineralin e kromit dhe garanci per plotesim 100% te kapacitetit te 8 fabrikave te pasurimit tashme te ndertuara per kete xeheror ne Shqiperi.
Investimi per keto fabrika eshte mbi 50 milion USD dhe efektiviteti i ketij investimi eshte ne nivelet e 20-30%, pasi ato punojne ne keto kapacitete, per te mos permendur ketu treguesit e tyre te cilet jane shume te ulet per faktin se xeheroret e vendburimeve per te cilet jane projektuar nuk garantojne furnizim me lende te pare dhe xeheroret qe perpunojne nuk u pershtaten skemave te tyre te perpunimit.
Ne afatmesëm gjate hartimit te programit te ri te veprimit për zbatimin e strategjisë minerare dhe miratimit te tij patjeter kerkohet perfundimi dhe perfshirja e studimit pergjithesues tekniko-ekonomik per te gjithe zonat minerare te njohura ne kete program. Vete rezultatet e studimit do te tregojne numrin e zonave qe doemos duhet te lihen si zona te hapura si per kerkim-zbulim per zonat ku nuk egzistojne te dhenat gjeollogjike, apo per shfrytezim ato me rezerva te pakta apo relativisht te njohura.
Ne kete kontekst, pervec nderhyrjes te menjehershme qe kerkohet nga institucionet minerare (si persa i perket hartimit te listes se objekteve te vegjel minerare dhe publikimit te tyre si zona te hapura) doemos kerkohet dhe nje fushate promovuese per keto objekte, ku jo thjesht te jepen te dhena te thata per objektin minerar (sasi rezervash minerale, siperfaqe, permbajtje e elementit te dobishem), por nje informacion i sakte per te duke shoqeruar procedurat konkuruese me modelet promovuese per cdo objekt minerar, mundesite e shfrytezimit te tij dhe mundesisht nje vleresim te efektivitetit ekonomik ne rast se kryhet veprimtari minerare (pune e nisur me pare dhe e lene tashme ne mes te rruges).
Mangesia e zbatimit te kesaj pjese te rendesishme te legjislacionit minerar qe perben vizionin e tij te zhvillimit ka bere, qe diskutimet e gjithe ketyre viteve te qendrojne thjesht ne vlera taksash, efekti i te cilave eshte i rendesishem por duke konsideruar faktin qe kjo eshte nje industri me nje treg global ku ndikimi ne efektivitetin e saj nga situata globale aktualisht eshte ne nivelet e 35-40% aktualisht, ndersa efekti i taksave ne nivelin e 10-15% del si domosdoshmeri nderthurja e veprimeve ne shume aspekte, per tu perballur me efektet negative ne teresi.
Propozimet per ndryshimet ne paketen fiskale, qe duhet te beheshin aktive te pakten nje vit me pare, doemos duhet te shoqerohen me nderhyrje: 1) te rritjes se ofertes per objektet minerare; 2) lehtesimit te perfshirjes te sa me shume subjekteve ne marrjen e te drejtave minerare, dhe 3) zgjerimit te games se mineraraleve qe ofrohen per te drejta minerare.
Eshte e vertete qe metalet ne kete periudhe ne menyre te pazakonte kane pasur nivele drastike te uljes se cmimeve por produkte te tjere minerare te lidhur me sektore te tjere te zhvillimit kane pasur pak ose aspak luhatje ne cmimet e tyre. Guret dekorative, gelqeroret si mbushes per industrine kimike apo ushqim per blegtorine, kaolinat, bazaltet, gipset, torfat etj, per te cilet ka vleresime te sakta gjeollogjike nuk po perfshihen ne veprimtarite minerare dhe kane qene pak ose aspak te ndikuar nga kriza globale.
Ne kete perfshirje te subjekteve minerare ne minerale te tjere nuk duhet lene menjane as fakti per te krijuar mundesi te ndryshimit te destinacionit per keto subjekte minerare, te cilat kane investuar jo pak ne mineralet industriale, por ne menyre jo efektive ose qe jane te ndalur aktualisht.
Nje tjeter aspekt ku kerkohet nderhyrje eshte ai i promovimit dhe lehtesimit te procedurave ne marrjen e te drejtave minerare. Puna e institucioneve minerare duhet te jete e madhe ne drejtim te: perfshirjes te sa me shume bizneseve per te investuar ne sektor; nxitjes dhe perkrahjes mbi baza partneriteti te biznesit; gjetjes se financimeve te projekteve efektive te veprimtarive minerare. Thjesht le te kujtojme qe ne fillim-vitet 90 rivitalizimi i industrise minerare ishte nga zhvillimi i veprimtarive minerare per mineralet industriale nga subjektet te vegjel shqiptare, shume prej tyre sot jane lider ne industrine e sotme te ndertimit, dhe ate minerare.
Ndihmesa me politika te tilla do te rriste te ardhurat nga ky sektor (per vitin 2015 ato llogariten ne 133 milion USD, me nje perfitim te shtetit nga renta minerare ne vlere prej 2.37 milion USD).
Ne kete moment te veshtiresive te medha, nje perfshirje e nje numri me te madh subjektesh te vegjel ne veprimtarite minerare per keto objekte te vogla (te cilat doemos duhet te vleresohen per ndikimin e tyre ne mjedis, si dhe nga ana ekonomike sipas konceptit te planifikimit territorial), do te ndikonte jo thjesht ne rritjen e prodhimit, garantimin e lendes se pare per disa objekte perpunuese por sidomos ne drejtim te rritjes se punesimit dhe uljes se varferise ne zonat ku nuk prodhohet asnje e mire materioale dhe aktualisht biznesi ne pergjithesi ka ngelur ne ate te nivelit thjesht tregetar./a.m.