Prej 10 ditësh, kjo 16-vjeçare që shihni në këtë foto, është larguar nga banesa e saj. Gazie Kazija, adoleshentja nga Sukthi, nxënëse e vitit të parë gjimnaz, mungon në familje që prej 17 Majit.
Gazija, përveç telefonit celular, që rezulton i fikur, nuk ka marrë asnj send tjetër me vete. Mamaja e 16 – vjeçares hedh dyshime se vajzën ia kanë rrëmbyer.
Ankthit për largimin pa asnjë gjurmë të vajzës, i është shtuar edhe frika për tre fëmijët e tjerë.
E në të njëjtën kohë, akuzon Policinë e Durrësit se nuk po bën sa duhet për t’i gjetur të bijën.
E kontaktuar nga Televizioni Klan, Policia e Durrësit sqaroi se po bëhen kërkime në të gjithë vendin. Fotografia e vajzës është shpërndarë në të gjitha rajonet e policisë, por ende nuk kanë asnjë gjurmë të saj.
Ndërkaq, nëna e 16-vjeçares ka edhe një apel për të bijën: “Mami dhe babi të falin çdo gabim që ke bërë vetëm kthehu”./a.m.
Nuk mund ta besoja qe njevajze ngaSukthi qe jam dhe un do he largohej nga shtepia .aq me pak ti thonteAtij djalit Ermirit qe Esht burri I say e kam pas nshkoll ket gazie.