Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se demarkacioni me Malin e Zi është kundërshtuar në veçanti nga AAK-ja, por komisioni qeveritar qëndron pranë fakteve se vija kufitare është aty ku është nënshkruar në marrëveshjen e Vjenës
Mustafa në Kuvendin e Punës së LDK-së, theksoi se Kosova është ballafaquar me përdorin të dhunës në institucionet publike dhe private, raporton KP. Ai u ndal edhe te reformimi i Qeverisë, duke thënë se do të bëhet në përputhje me performancën. (b.an)