Lojërat Olimpike të Brazilit duhet të shtyhen apo të zhvillohen në një vend tjetër për të parndauar intensifikimin e përhapjes së virusit zika, sipas një letre të nënshkruar nga 151 shkencëtarë.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk është dakord duke thënë se kjo ngjarje nuk da ta rriste përhapjen e virusit, që ka lidhje me mikrocefalinë të bebet e lindura nga nënat e infektuara.
“OBSH-ja duhet ta rishohë çështjen Zika dhe të shtyjë apo zhvendosë këto lojëra”, thanë shkencëtarët në një letër për drejtoreshën e përgjithshme të OBSH-së, Margaret Chan.
“Ne rekomandojmë që OBSH-ja të thërrasë një grup të pavarur për ta këshilluar atë dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në një proces transparent dhe me baza, ku shkenca, shëndeti publik dhe shpirti sportiv të jenë në qendër të vëmendjes”, thanë shkencëtarët.
“Për shkak të pasojave te shëndeti publik, të mos veprohet në këtë mënyrë përbën një papërgjegjshmëri”, shtuan ata.
Pritet që rreth 500 mijë persona të udhëtojnë në Brazil për Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros. (javanews.al /r.a)