Koço Kokëdhima është ende deputet, të paktën kështu pretendon ai.
Vetë ish-deputeti i Vlorës ka publikuar në Facebook një intervistë që ka dhënë në Vlorë ku thotë se është ende deputet.
Pyetjes “Si ndiheni sot, duke qenë se është hera e parë që vini si jo deputet në Vlorë? Si është angazhimi juaj tani?”, Kokëdhima i është përgjigjur se ai është ende deputet i Vlorës.
“Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh. Kam qenë në takim me banorë të një lagjeje në Vlorë dhe kemi diskutuar çështjet e tyre dhe do të vazhdoj që të vij këtu gjithë kohës dhe të punoj, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë qarkun e Vlorës, në të gjithë zonën ku kam nisur punë. Do të vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen, pranë qytetarëve dhe krah për krah me kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi”, deklaron Kokëdhima.
(tema/r.a)