Mendoj që populli i Kosovës meriton më mirë, tha ambasadori i SHBA ne Prishtine Greg Delawie ne nje interviste per TV21.
“Dëshiroj ta shoh Kuvendin të vijë plotësisht në rend, dëshiroj ta shoh Kuvendin të ketë arritur kuorumin çdoherë, dhe patjetër, dëshiroj të shoh proceset qeverisëse të Kosovës të vazhdojnë të zhvillohen më së miri për t’i shërbyer popullit të Kosovës i cili i ka zgjedhur ata”, citohet ai.
“Ka rreth 10 muaj që jam në Kosovë dhe personalisht e shoh thellësinë e pro-amerikanizmit, pro-perëndimit, pro-evropianizmit të qytetarëve të Kosovës”, shprehet Delawie. (javanews.al /r.a)