Deputeti Braçe është prononcuar dhe për ambicjen e Fullanit për tu rikthyer sërish si guvernator pas kërkesës në gjykatë. Por Braçe theksoi se Fullani s’ka për tu kthyer më kurrë në Bankën e Shqiperise.
Gjithashtu kryetari i komisionit të Ekonomisë Erion Brace ka konfirmuar se qeveria do te rrisë në mënyrë të konsiderueshme pagat dhe pensionet për 2017.
Intervista e plotë e deputetit socialist Erion Braçe në emisionin ”45 minuta” të Denis Mingës në Report TV:
Së pari keni mbushur 20 vjet që jeni deputet, asnjëherë nuk keni tentuar të bëhëni ministër? Pse? E keni ambicie?
26 maji i 20 viteve më parë nuk lidhet me mua. As nuk është pervjetori i zgjedhjes time. Është dita kur u rrënua në mënyrë të egër vullnteti i popullit. Unë dua të sjell në mendje ndryshimin mes zgjedhjeve nga Sali Berisha dhe zgjedhjeve qe kemi organizuar ne. Deri sot pavarsishsht ligjeve që kemi miratur në Kuvend, asnjë nga krimet që kanë ndodhur në harkun e 20 viteve nuk është ndëshkuar.
Lënia e komisioneve nga PS-ja në 26 maj a ndikoi në manipulimin e zgjedhjeve?
Jo, unë jam sulmuar në një qendër që në orën e parë të votimit. Dhuna ka filluar që në fillim të procesit të votimit dhe vetem në orën 17 të pasdites pasi situata ishte e patolerueshme nënkryetari i Partisë vendosi të tërhiqte komisionerët
Megjithatë ju fituat , pse sipas jush nuk e manipuloi rezultatin e mandatit tuaj Berisha ?
Nuk ishte vetëm i imi në fakt, ishtë edhe i Metës në Skrapar. AI i manipuloi edhe tek ne deri një ditë para rezultatit. Ai ka humbur në Skrapar dhe Poliçan në mënyrë të thellë. Une mendoj që e kuptoi që e teproi që po t’i dilte 100 përqind nuk do t’i shërbente.
Ajo që rrëzoi Berishën ishtë rënia e piramidave?
Jo, cënimi i zgjedhjeve ishte fund i tij bashkë me skemat mashtuese piradimale normalisht që ai nuk nuk ja doli dot.
Pas fitores tuaj të 97-tës ju nuk bëtë asgjë kundër Berishës ? Kujt i bie përgjegjësia?
Përgjegjësia është e jona që nuk krijuam intitucione për të dënuar këdo që cënuan zgjedhjet dhe mashtrimet për firmat piramidale.
Kthehemi tek reforma e sotme , mos po e bëni këtë reformë kundër Berishës ?
Jo fare, sepse asnjë nga ne nuk është implikuar. Ne jemi të vetmit që nuk kemi kontestuar të drejtat e Venecias. Ne po refuzojmë në mënyrë konstantë arkitekturën e PD-së. Ne refuzojmë të ndajmë me copa sistemin e drejtësisë. Reforma në Drëjtësi nuk është një hartim.
Ju nuk do të pranoni të përfshini draftin e PD-së?
Drafti i ekspertëve nuk rrëzohet , do të miratohet . Ka ngelur dhe një kapitull i fundit. Kush është kundër ta shprehë me votë në Parlament. Kemi disa deadline të rëndësishme për Shqipërinë jo vetëm për Partinë Socialiste.
Javës tjetër takim Basha-Rama, do të dalë gjë nga ky takim?
Unë nuk pres asgjë nga ky takim sepse Basha nuk ka asnjë pushtet brenda Partisë Demokratike. Ai nuk ka ndikim mbi grupin parlemntar. Dhe për të fat të keq vendos ai grup parlamentar.
Ka një instistim të Ramës jo të zakontë kësaj radhe ndaj Bashës. N.q.s Basha tenton të shkëputet nga ky qëndrim i grupit parlamentar që po thoni , ju do ta ndihmoni?
Si mund ta ndihmojnë? Si mund të ndërhyjmë ne brenda Partisë Demokratike ?
Ne nuk mund të ndërhyjmë brenda asaj partie edhe pse ata kanë futur gjithmonë hundët në Partine Socialiste.
z. Braçe, meraku është tek ekonomia se nuk po shkëlqen besoj e pranoni ? a është e mundur që të rritën pagat dhe pensionet?
Është e mundur një rritje e konsiderueshme për pagat e pensionet për 2017. Them tani sepse e morëm në një gjendje të rrënuar. Na u desh të bënim një disiplim te financave, të borxhit të shtetit. Do rriten pagat dhe pensionet kjo është e sigurtë.
Mbi 20%?
T’ja lemë Komisionit të qeverisë këtë punë .
Shpresoj të insistoni për pensionet?
Do insistoj me forcë.
Si e gjykoni kërkesën e Fullanit për tu kthyer në bankë?
Më irriton ky person. As mos ta çojë në mendje që të shkelë në Bankë. Unëbranda mazhorancës do të bëj të pamundurën që ai mos të shkelë më asnjeherë atje.
Dje Rama ishtë hezitues për kualicionin me LSI në 2017?Pse ky hezitim?
Kjo çështje i përket Ramës .
Zgjedhjet në parti si po shkojnë?
Ka zona që po ecin mirë, por ka edhe zona që ka problematika. Por ne kemi vendosur standatin e figurës që do të zgjidhen në bashkitë e vendit .
A do të keni një qëndrim ndaj Blushit?
As nuk mendoj fare për të dhe nuk më bën përshtypje sepse kështu kam folur edhe unë para 3 vitesh dhe zotërisë nuk i bëntë përshtypje. Kam detyra të tjera më të rëndësishme.