Alfred Peza i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, që publikoi mesazhin e një qytetari, sipas të cilit, Alfred Peza i kishte nxjerrë koburen.
Peza thotë se ndoshta e ngatërron me Bujar Nishanin.
Ai i kërkon Bashës të përgjigjet për Flamur Nokën.
“Përgjigje një statusi në FB të kryetarit të PD:
Lulëzim! Ky demokrati yt i orëve të para që paska drejtuar revoltën e studentëve ushtarak kundër diktaturës dhe s’ka kurajo të thotë as emrin, ose më ka ngatërruar mua me Bujar Nishanin ose të ngatërron ty qëllimisht në këtë histori me të cilën ti nuk ke lidhje!
Po unë s’kam punë me këtë tipin pa emër, po me një emër të përveçëm dhe të njohur nga të gjithë: Flamur Noka!
Pse nuk përgjigjesh për fshehjen që Flamur Noka i ka bërë bashkëbisedimeve të faktuara me oficerët e UDB-së kur është ndaluar në vitin 1991?!
Pse i dredhon përballjes me një fakt konkret që implikon rëndë një deputet të PD-së në shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit?!
Pse replikon me të shara e me letra anonime ndërkohë që je i dyshuar publikisht tanimë si një marifetçi i madh dhe i papërgjegjshëm që u rrokanise kokën shqiptarëve e ndërkombëtarëve për 19 kriminelet imagjinare të PS në Parlament?!
Mirë nuk gjete jo 19, po asnjë, sepse nuk kishe ku i gjeje, pasi s’ka të tillë, po të paktën përgjigju për Flamur Nokën…
Unë e di pse s’përgjigjesh, sepse ti s’ke sesi përgjigjesh, përderisa nuk je vetja, po vetëm çiraku i ustait plak, Saliut! Po të paktën si çun Hollande gjej një mënyrë më të sjellshme për të mos thënë atë që nuk thua dot se bëhesh fare banal kur deri edhe jargët i ke të plakut!”, shkruan Peza.