Të keni partner dikë që vuan nga depresioni është një gjë shumë e vështirë, pasi që është e dhimbshme ta shikoni tek vuan, dhe nuk mund ta ndihmoni.
Mirëpo, gjëja më e mirë që mund ta bëni është të mësoni se si të jetoni me depresionin, në vend se ta luftoni atë në mënyra të ndryshme.
Kjo do të thotë ta pranoni partnerin siç është. Ta lini t’i ketë besimet e dhimbshme dhe negative, edhe kur dëshironi t’i shihni gjërat ndryshe.
Mësoni si ta mbështetni partnerin në përvojat e këqija
Është e domosdoshme të kujdeseni për partnerin dhe t’i bëni të ndjehen mirë
Ju nuk mund ta shëroni depresionin, njëjtë sikurse nuk mund ta shëroni ndonjë sëmundje tjetër, prandaj është mirë t’i ofroni kujdes në formën e mbështetjes.
Përqendrohuni në gjërat pozitive
Kur gjërat janë duke shkuar keq, është mirë t’ia rikujtoni vetes të gjitha arsyet se përse kujdeseni për partnerin, në vend se të fokusoheni në atë se si sillen kur nuk ndjehen mirë.
Është mirë të fokusoheni në atributet pozitive të partnerit, pasi që është mënyrë e mirë për ta mbështetur veten dhe lidhjen.
Jeni të mëshirshëm
Mbani mend që partneri juaj vuan nga një sëmundje, dhe nuk është faji i tyre që shpeshherë reagojnë keq. Prandaj, përpiquni të jeni sa më të mëshirshëm dhe mendoni sa e vështirë është të jetoni me një sëmundje. Mendoni sa fuqi duhet pasur për t’u ndjerë të sëmurë e në dhimbje, dhe prapë të vazhdoni përpara. /Telegrafi/a.m.