Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli u takua Jean Todt, kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilzmit dhe i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për siguri në trafik.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se në këtë takim Veseli e falënderoi Todtin për mbështetjen e tij personale për anëtarësimin e Kosovës në Federatën ndërkombëtare të automobilizmit, si një e arritur tjetër në vazhdën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
“Temë qendrore e takimit ishte çështja e sigurisë në rrugë, si synim global dhe me këtë rast Todt theksoi rëndësinë e sigurisë posaçërisht në shndërrimin e Kosovës në model rajonal në këtë fushë të rëndësishme”, thuhet në komunikatë. (b.an)