Një person i armatosur ka hapur zjarr paraditen e kësaj të premteje ndaj një grupi njerëzish.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, në Tiranë, për fat të mirë pa patur të lënduar, raportojnë burime policore për TCH.
Sipas këtyre të fundit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie. Uniformat blu që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes janë vënë në kërkim të autorit.