Një video e publikuar nga gazetari Taulant Kopliku, tregon se abuzimet seksuale në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër kanë nisur prej vitesh. Ky është rrëfimi i Anës, e rritur mes abuzimit.
“Roja i derës më falte 1 mijë lekë. Unë e merrja si më vinte mbrapa më prekte, më puthte, sot e di se çfarë domethënë ajo puthje atëherë nuk e dija.
Ma hapte gojën dhe ma lente pështymën këtu….është një person që nuk dua ti jap emër ka qenë punonjës aty… tentoi të më prekte unë i thashë mos më prek dhe ma futi me grusht, aty humba ndienjat, kur jam zgjuar e kam parë veten në një vend me gura…
Më lanë aty, kam pa një çift dhe më kanë ndihmuar”, thotë Ana.
“I jam drejtuar policisë por s’mun dtë bëj gjë policia, s’kam ca me bo thotë.
Kërkoj vetëm një person që të më mbështese që më siguron, me më premtuar që nuk ka me ndodh gjë prej këtyre personave, dhe jam gati të tregoj çdo gjë që ka ndodhur”, thotë vajza në rrëfimin e saj.