Agjencia Kombetare e Bregdetit, në fillimin e sezonit veror turistik, ka shprehur shqetësimin për ambientin dhe higjienën në vijën bregdetare ku shtrihen plazhet private dhe ato publike.
“Kjo Agjenci merr përsipër që të bëjë publike të gjitha rastet e subjekteve apo bashkive që veprojnë në kundershtim me VKM e Sigurisë në Plazhe apo të legjislacionit në fuqi per mbrojtjen e vijës bregdetare”, tha për ATSH-në Drejtori i Përgjithshëm i AKB-së, Auron Tare.
Ndërkohë, ai fton të gjithë qytetarët që të dërgojnë informacione nga terreni mbi të gjithë ata që ndotin mjedisin, thyejnë rregullat apo ligjet në fuqi për mbrojtjen e plazheve apo të mjedisit.
Kjo agjenci ka dërguar per ATSH-në edhe disa foto që tregojnë për ndotjen në zonën e kenetës së Knalles në Lezhë, pasi makina që duhet të heqë mbeturinat, i hedh ato në kënetë. Kjo është një përgjegjësi e pushtetit vendor dhe e strukturave që kujdesen për rregullin dhe pastërtinë mjedisore./a.m.