Arti i mbijeton edhe diktaturës. Pra, nuk është çudi që sopranoja që në fillim të këtij muaji rrëmbeu çmimin vjetor të këngëtarit më të vlerësuar nga lexuesit e Opera Magazine, ka lindur dhe është rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Kështu shkruan prestigjiozja “The Economist” për Ermonela Jahon që është sot padyshim një nga sopranot më të respektuara në botë. Ajo është lindur dhe rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Ermonela shpesh kujton mjedisin në të cilin është rritur. Thjesht me një televizor dhe një kanal londinez, Norman Wisdom, me fëmijë të cilët quheshin Adriatik sepse kështu quhej deti që duhet të kalonin për të bërë para dhe në sfond gjithmonë muzika polifonike.
Jaho ka një magnetizëm të madh në skenë, të kënduarit e saj plotësohet nga një prani e veçantë fizike. Kur ajo këndoi rolin kryesor në Giacomo Puccini-së “Suor Angelica” në Covent Garden në vitin 2011, tërhoqi një përgjigje ekstazë të publikut. (b.an)