Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Dushan Kozarev, ka deklaruar se kryenegociatorja e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri edhe është përpjekur ta hutojë opinionin lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe.
Sipas fjalëve të tij, krijimi i AKS-së është hapi më i rëndësishëm në rrjedhën e deritashme të normalizimit të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, ndërsa shton se Kosova po bën obstruksione kundër themelimit të tij, raporton FoNet, transmeton Koha.net.
Duke përmendur kushtëzimin e Tahirit se AKS nuk do të themelohet pa u hequr strukturat paralele të Serbisë në Kosovës, Kozarev ka thënë se “këto (struktura) në këtë moment janë i vetmi garant i mbijetesës së serbëve në Kosovë. (b.an)