Në një deklaratë surprizuese, të siguruar nga Javanews dhe te dhene per Top Story, lideri i opozitës Lulzim Basha ka pranuar që të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me reformën në drejtësi. Basha ja lë në dorë vetë kryeministrit formatin e takimit, me kushtin që të mos bëhet për show dhe foto. Kryeministri i ka bërë thirrje ditën e djeshme Bashës që të takohen për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare ngërcit të reformës në drejtësi.
“Gati per negociata në çdo kohe, me kushtin e vetëm që nuk duhet të kete kushte. Reforma në drejtesi, reforma zgjedhore. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira e të ndershme. Formatin le ta zgjedhë vetë kundërshtari im. Si të ndjehet ai komod, por jo takim për show dhe foto, takim për zgjidhje. Deri tani, edhe në keto momente që flasim, ai nuk pranon të negociojë as për draftin tonë, as për zgjedhjet.”- ka deklaruar kryetari i opozitës.
Këtë prononcim Basha e ka bërë gjatë intervistës dhënë për emisionin Top Story, të gazetarit Sokol Balla, të cilën do të mund ta ndiqni të plotë këtë mbrëmje.