Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka rënë në syrin e medias këtë të enjte në parlament, pasi i është afruar një sërë Ministrash për t’i treguar diçka nga celulari i tij.
Fillimisht Tahiri ju afrua Mimi Kodhelit e më pas Zv.Kryeministrit Niko Peleshi.
Më pas Ministri Brendshëm është afruar drejt Ministri Bushati e Gjiknuri dhe i ka treguar diçka nga celulari.
Në këtë moment kurioziteti është rritur… derisa është zbuluar videoja kur Tahiri i është afruar deputetit socialist Erjon Braçe.
Bëhet fjalë për videon ku tregohet surpriza që i është bërë efektivit Xhemil Aluli, i cili doli në pesion këtë të enjte dhe u dekorua nga vetë Tahiri e kreu i policisë Çako.