Një pronar jahti luksoz në Britani është vënë nën akuzë pasi ka tentuar sipas autoriteteve, të fusë në mënyrë ilegale 17 shqiptarë në vendin ishullor.
Stefën Xhekson, 50 vjeç është arrestuar nga marina britanike ditën e hënë, së bashku me 17 emigrantët shqiptarë.
Operacioni për zbulimin e trafikut njerëzor është drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani dhe sipas raporteve, dyshohet se shqiptarët kanë paguar nga 13 mijë paund për kokë për të emigruar ilegalisht në Britani.
Jahti luksoz iu nënshtrua kontrollit në Hempshajër, teksa ankorohej në një liman. Zakonisht, jahtet luksoze nuk kontrollohen nga roja bregdetare, por ai i 50-vjeçarit iu nënshtrua kontrollit, për shkak se vinte nga Kaleja e Francës, aty ku janë përqendruar shumë emigrantë që tentojnë të hyjnë në Britani./a.m.