Autoritetet greke kanë publikuar sot identitetin dhe fotot e 16 shqiptarëve, mes tyre 3 femra dhe një shtetas grek, të cilët dyshohet se janë autorë të disa grabitjeve me armë në disa banesa në Athinë.
Bëhet fjalë për Arben Malon, Thoma Priftin, Kliton Lapin, Mirel Nelaj, Toni Lapi si dhe Spartak Hazizaj.
Po ashtu në pranga kanë rënë Varvara Pilo, Florida Malo, Albertina Konomi, Niqifor Todi, Leonard Xhafa, Ardian Meta, Agim Krasniqi, Graukel Kumani, Gerardo Mahmutaj si dhe Oltjon Jazaj.
Identiteti i shqiptarëve dhe i grekut u bë me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së parë në Athinë.
Sakaq, dyshohet se grupi kriminal, nga dhuna e ushtruar në një banesë kanë shkaktuar dhe vdekjen e një 84-vjeçareje, të cilën e goditën me grushte në momentin që ajo i pikasi gjatë vjedhjes.
Ndërkohë, policia greke deklaroi ditën e arrestimit se anëtarët e bandës i zgjidhnin me kujdes banesat që grabisnin dhe pasi mbulonin fytyrën hynin brenda dhe nuk ngurronin të ushtronin dhunë ndaj kujtdo që tentonte t’i pengonte.
Mosha e tyre varion nga 22 në 51 vjeç dhe një shtetas grek,41 vjeç. Po ashtu bëhet e ditur se kreu i organizatës dyshohet se është 51-vjeçari shqiptar, nga Fieri i dënuar më parë për vepra të ngjashme penale.
Mediat greke raportuan se nga kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve u gjetën sasi të mëdha sendesh të vjedhura, pajisje shtëpiake, mjete që përdoreshin për thyerjen e parvazeve të aluminit në banesat e grabitura, 2 armë zjarri, 5 thika, 6 automjete si dhe 2 motoçikleta. Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Panorama
SHQIPTARËT E ARRESTUAR:
1-Arben Malo
2-Thoma Prifti
3-Kliton Lapi
4-Mirel Nelaj
5-Toni Lapi
6-Spartak Hazizaj
7- Varvara Pilo
8-Florida Malo
9-Albertina Konomi
10-Niqifor Todi
11-Leonard Xhafa
12-Ardian Meta
13-Agim Krasniqi
14-Graukel Kumani
15- Gerardo Mahmutaj
16-Oltjon Jazaj