Një video-skandal seksual i ri në qeverinë shqiptare?! Ky është konkluzioni që mund të nxjerrësh pas bisedës sekrete mes deputetëve në Kuvend, zbardhur nga Newsbomb.al. Në kohën kur kamerat nuk po transmetonin ‘’Live’’ zhvillimet në Parlament, disa deputetë janë përfshirë në një bisedë me kuptime të dyfishta.
Ata folën jashtë kamerave për regjistrimin sekret. Pasi ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama, Arben Ahmetaj i është drejtuar Sali Berishës me pyetjen:
‘’Kur do e nxirrni atë? Nxirreni ta shikojmë!’’.
Më pas, ministri i Financave, Ahmetaj i ka thënë deputetit demokrat Flamur Nokës se ishte në formë të mirë fizike.
“Jam shumë mirë Flamur, jam në formë’’, i ka thënë ai sipas dëshmitarëve në vendngjarje.
Mbetet për t’u parë se cila do jetë surpriza e radhës, pas videoskandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelilit, që u komentua gjatë.