Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka thënë se ndeshja hapëse e Euro 2016 për kuqezinjtë do të jetë tejet emocionuese, pasi përballen me Zvicrën e shqiptarëve.
“Takimi me Zvicrës do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të bjerë bilbili do te jap maksimumin për t’i mundur. Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq”, ka thënë Gashi.
“Është shumë e rëndësishme ta nisim mbarë me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë. Shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim maksimumin në të 3 ndeshjet”, shtoi më tej sulmuesi i Kombëtares shqiptare./a.m.