Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli duke ju referuar një raporti të Avokatit të Popullit, ka akuzuar Ministrin e Energjisë dhe Industrisë Gjiknuri, se ai po zhvat përmes OSHEE-së në vendet e veriut të Shqipërisë, edhe njerëzit me asistencë sociale.
“Në një raport të avokatit të popullit thihet se në zonat më të varfra të shqipërisë, OSHEE po grabit paratë e ndihmës ekonomike të atyre që nuk kanë bukë me ngrënë. Kjo është paturpësia më e madhe. Ftoj kolegët të bëjmë një komision hetimor për këtë çështje. Ju keni urrejtje ndaj të varfërve mor…
Ndërhyn Ministri Gjiknuri…
Si mër guxon ti ti marrësh bukën e gojës njerëzve që skanë me ngrënë, o i pashpirt… a ke fëmijë ti?!”– tha Topalli.