Gjatë seancës parlamentare ish- kryeministri Sali Berisha dha një deklaratë të fortë kur tha se kreu i ekzekutivit Rama i ka thënë një ambasadori të huaj në Tiranë se futi kriminelët në parlament e veriut në Parlament që ti merrte pushtetin Berishës.
Ish- ministri dhe deputeti socilaist Et’hem Ruka e quan një fatkeqësi atë se çfarë është duke ndodhur në sallën e parlamentit.
Përmes një shkrimi në Facebook Ruka i kërkon Berishës të tregojë se kush është diplomati që Rama i ka folur për kriminelët dhe nëse është e vërtetë Rama duhet të dorëhiqet, në të kundër Berisha të ikë nga parlamenti.
Ja postimi i Rukës:
Fatkeqësi për ç’ka ndodh në parlament!!! Është koha që Shqipëria të shkëputet përfundimisht nga tentakulat e të kaluarës.
Reforma në drejtësi ka trazuar ndërgjegjen dhe qetësinë e atyre që kanë vrarë dhe duan të vrasin të ardhmen e këtij vendi. Më në fund alibia e një diplomati të huaj po përdoret për të carë Shqipërinë në veri dhe jug. Turp! Kujt vendi i takon ky diplomat që blen thashetheme nga Rama dhe ja shet e Z. Berisha? Berisha të deklarojë emrin e tij në se do Shqipërinë më shumë se një zyrtar i kujto vendi qoftë. Pas kësaj ose të dorëhiqet Rama ose të lejë menjëherë parlamentin Sali Berisha./a.m.