“Ligji i dekriminalizmin zbuloi njerëzit me dy fytyra dhe me katër emra. Këtu nuk e kam fjalën për ata që e ndryshojnë me dëshirë, por ata që pas emrit fshehin krime”. Kështu e nisi fjalën e tij ish-kryeministri Berisha ndërsa kërkoi në Kuvend që të jetë i pranishëm edhe Edi Rama, ndërsa ky i fundit ndodhet në Suedi për një vizitë zyrtare.
Ai kërkoi që kryeministri të sqarojë përse Edi Rama e ndryshoi emrin e tij. “I kam thirrur Edvin, me emrin e tij të vërtetë” – tha Berisha.
Berisha tha se ligji tregoi se trafikantët dhe vrasësit i futi në parlament Rama, ndërsa u shpreh se vetë kryeministri aktual e ndryshoi emrin për të fshehur dosjen.
Berisha tha edhe se Rama përpiqet ta paraqesë Veriun e vendit si zonë kriminale. “Ai i ka rrëfyer një diplomati të huaj se ka rekrutuar kriminelë, të gjithë nga Veriu”, tha Berisha. (javanews.al / r.a)