Një kopje e përmbledhjes së parë të veprave të letrarit anglez William Shakespeare që daton nga viti 1623 është shitur mbrëmë në një ankand në Londër për 1 milion e 874 mijë paund ose 2 milionë e 450 mijë euro. Shtëpia e ankandit “Christie” ka konfirmuar se të mërkurën është shitur përmbledhja e parë e veprave të Shekespirit.
Përmbledhja e veprave është blerë nga një koleksionues privat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i cili kishte blerë kopjet edhe të tre publikimeve të radhës nga vitet 1632, 1664 dhe 1685. Antologjia përmban 36 vepra të Shakespeare (1564-1616) i cili llogaritet shkrimtari më i madh në gjuhën angleze si dhe një nga dramaturgët më të mirë në histori.
ma.me