Policia e Tiranës ka vënë në pranga 71- vjeçarin Bashkim. A banues në kryeqytet, i denoncuar për ngacmim seksual. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të një gruaje 44 vjeç, e cila në polici ka treguar se 71-vjeçari e ka përndjekur vazhdimisht e së fundmi e ka ngacmuar seksualisht në ashensorin e pallatit.
Mësohet se gruaja dhe i ndaluari jetonin në të njëjtin bllok pallatesh dhe kjo kishte bërë që ngacmimet dhe shqetësimet të ishin të vazhdueshme. Por teksa gruaja po ngjitej me ashensor për në banesë, i moshuari ka hyrë pas saj duke e prekur në pjesë intime.
Ka qenë reagimi i ashpër i gruas, ai që ka shmangur çdo tentativë të mëtejshme, duke bërë edhe denoncim ndaj tij, çka bëri që Bashkim A., të vihet në pranga. (javanews.al / r.a)