Një gjykatë azere shpalli sot vendimin për lirimin nga burgu për gazetaren dhe aktivisten kundër korrupsionit, Khadija Ismailova, e arrestuar me akuzën për evazion fiskal, që ajo e denoncon si një veprim të motivuar politikisht, njoftoi sot avokati i saj.
“Gjykata e Lartë e Azerbajxhanit ndryshoi masën fillestare të dënimit nga shtatë vite e gjysmë burg për Ismailovan në tre vite e gjysmë burg, më pas me pezullim të dënimit”, deklaroi për median Fariz Namazly, avokati i gazetares.
“Ne presim që ajo të lërë burgun sot në mbrëmje”, shtoi ai.
Khadija Ismailova, 39 vjeçe, gazetare investigative për radion ”Azadliq” dhe ish-kryeredaktore e zyrës lokale të medias financuar nga SHBA-ja Radio Free Europe/Radio Liberty u dënua me shtatë vite e gjysmë burg në shtator për veprimtari ekonomike të jashtëligjshme dhe evazion fiskal.
Ismailova fitoi në vitin 2016 Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit ”Guillermo Cano” akorduar nga UNESCO. (javanews.al / r.a)