Këshilli i Ministrave ka emëruar në mbledhjen e sotme të qeverisë prefektin e ri të qarkut të Dibrës, Halit Palamani.
Lëvizja vjen dy javë pas publikimit të videoskandalit të kryebashkiakut të Peshkopisë Shkuri Xhelili, teksa arsyet e shkarkimit të Prefektes Donika Hysenaj ende nuk janë bërë të ditura. Pas kohë më parë mediat publikuan lajmin se Hysenaj do të mund të ishte kandidatja për postin e kryetares së Bashkisë së Peshkopisë, por një lajm i tillë nuk u zyrtarizua.
VKM
Emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Dibrës
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Halit Palamani emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI/ java/ a.k