Pas arrestimit te juristit te burgut te Shenkollit dhe lirimit nga detyra te disa punonjesve te ketij burg, mesohet se eshte zgjeruar hetimi per rrethin e personave te perfshire ne skandal. Se fundmi, per kete ngjarje eshte kallezuarne prokurorine e pergjithshme edhe nje prokuror.
Skandali i lirimit nga burgu i Shën Kollit të kosovarit të dënuar për vrasje SHuaip Zukaj, zgjeron rrethin e personave të dyshuar sit ë përfshirë në lirimin e tij.
Avokati Detar Hysi, që mbron interest ligjore të juristit të burgut i cili është arrestuar akuzon prokurorin e Lezhës sit ë implikuar në këtë skandal. Ai thotë se prokuroria e Lezhës, është palë në lirimin e kosovarit Shuaip Zukaj. Sipas tij, prokurori I çështjes Gjergj Rudi nuk ka çuar urdhërin e ekzekutimit në burgun e Shën KOllit për ekstradimin e kosovarit. Për këtë fakt, avokati Hysi tha se kemi kallëzuar në prokurori të përgjithshme prokurorin Rudi për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, me arsyetimin se ka lënë me dashje hapësira ligjore për lirimin nga burgu të shtetasit Shuaip Zukaj.
Nga ana tjetër, burimet e ABC Neës pranë organit të akuzës, thanë se hetimet janë zgjeruar si ndaj adinistratës së burgut ashtu edhe në institucionin e prokurorisë dhe gjykatës. Pasi po verifikohet e gjithë rruga, që kanë ndjekur kërkesa e autoriteve të Kosovës për ekstradimin e shtetasit Shuaip Zukaj. Që në momentin e caktimit të masës së sigurisë për llogari të kërkesës për ekstradim, vendimin përfundimtar të pezullimit të ekstradimit deri në përfundim të dënimit në Shqipëri të Shuaip Zukajt si dhe urdhërat që janë lëshuar për llogari të këtij vendimi nga prokruoria. Grupi hetimor, tha se po verifikohet praktika e ndjekur nga prokuroria për njoftimin e burgut me vendimin për ekstradimin e tij, pasi juristi vazhdon të këmbngul se një vendim I tillë nuk është dorëzuar nga prokuroria.
Ndërsa mesditën e së enjtës, pritet që juristi Dejvis Aliohoxha të dal para gjykatës së lezhës, për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, ku prokuroria do të kërkoi izolimin e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve me masën “arrest me burg”.
Sipas akuzës, Shuaip Zukaj është liruar nga burgu, edhe pse kishte një vendim që në momentin e përfundimit të dënimit të tij në Shqipëri, të ekstradohet për në Kosovë.
(javanews.al / r.a)