Të gjithë kemi dëgjuar të paktën një herë në jetë për një histori ku çiftet e moshuara kanë vdekur pothuajse në të njejtën kohë, në dallim me pak orë larg njëri tjetrit.
Edhe më shpesh kemi dëgjuar të thuhet se ata kanë vdekur nga zemra e thyer.
Kjo është një shprehje e shumë përdorur por duket se kjo është diçka e vërtetë bazuar në një studim nëntë vjeçar të çifteve që janë kohë të gjatë bashkë dhe studimit të fenomenit të njohur si “sindroma e zemrës së thyer”.
Shkencëtarët besojnë se vuajtja e humbjes së një partneri mund të ketë efekt shumë të madh në shëndetin e një njeriu.
Nicholas A.Christakis nga Harvard dhe Felix Elwert nga Universiteti i Wisconsin kanë analizuar të dhëna gjatë nëntë viteve nga 373.189 çifte të moshuara dhe që janë kohë të gjatë bashkë.
Studimi është realizuar në Amerikë dhe është fokusuar në pjesën kur njëri nga partnerët ka ndërruar jetë dhe më e rëndësishmja pse ka ndërruar jetë.
Sipas këtij studimi shansa që brenda 3 muajsh që vdekja e njërit partner të pasohet nga vdekja e partnerit tjetër është rritur dukshëm, transmeton Klan Kosova.
“Vdekja e bashkëshortit për çfarëdo arsye është një kërcënim për shëndetin dhe një rritje e rrezikut për vdekje nga çfarëdo arsye” thuhet në hulumtim.
Disa kanë thënë se kjo ndodh për shkak të moshës së shtyer të çiftit ndërsa të tjerë thonë se ka një shpjegim mjekësor për këtë.
Në studimin e Rollin McCarty që është udhëheqës i Insititutit HeartMath në Kalifornia ka treguar se si çiftet janë të lidhura mes vete derisa ka analizuar se çfarë ka ndodhur me rrahjet e zemrës së çifteve derisa ata kanë fjetur së bashku.
Monitorët kanë treguar se çiftet që flenë afër njëri tjetrit, ritmi i rrahjeve të zemrës sinkronizohen.
Kur EKG-të e tyre u krahasuan ato ishin virtualisht identike.
“Kur njerëzit janë në lidhje për 20,30, 40, 50 vite ata krijojnë një rezonancë energjetike me njëri tjetrin”.
Sindromi i “zemrës së thyer” në bazë të këtij studimi është përfunduar të jetë një gjendje mjekësore, transmeton Klan Kosova.
“Tash e dimë se zemra dhe truri bashkë mund të shkaktojnë që njerëzit të vdesin pas thyerjes së zemrës pas një ngjarje stresuese. Faktori më i madh në këtë gjendje është edhe faktori i lidhjes së adrenalinës me hormonet që përgjigjet ndaj stresit” ka thënë Angela Kucia nga Universiteti i Australisë Jugore.
“Gjendja kur dikush përjeton humbje emocionale traumatike si vdekja e bashkëshortit, prindit ose fëmiut më së shumti prek femrat. Kjo gjendje shkakton dhimbje gjoksi dhe dobësim të zemrës ndërsa edhe ndryshime hormonale të shumta”.
“Trupi juaj prodhon më shumë adrenalinë që në masë të madhe është helmuese për zemrën”.