Paris Jackson ka bërë një tato të cilin ja dedikon babait të saj të ndjerë.
E vetmja vajzë e Michael Jackson e shfaqi këtë në Instagram, duke e nderuar kështu Mbretin e Muzikës Pop me një skicë të syve të tij përmes maskës së stolisur me kafshë.
“Kuptimi i jetës është i përfshirë në secilën shprehje të jetës. Është i pranishëm në pafundësinë e formave dhe fenomeneve që ekzistojnë në gjithë krijimin.
Asnjëherë mos i harroni rrënjët tuaja dhe gjithmonë jini krenar se nga vini”, shkroi ajo në postimin e saj.