Ish-trajneri i ekipit të futbollit kombëtar serb Sinisha Mihajloviç është trajneri i ri i Torinos, tha klubi italian, cituar nga BETA.
Mihajloviç në stolin e Torinos vjen në vend të Venturës, që pas Kampionatit Evropian ka marrë përsipër drejtimin e ekipit kombëtar italian. Trajneri serb me “demat” nënshkroi një kontratë dy-vjeçare.
“Unë jam shumë krenar që jam tashmë trajneri i Torinos. Unë do të doja të falënderoj Presidentin, drejtorin Petraçi dhe të gjithë në klub që besonin tek mua se mund të arrij rezultate të mira”, ka thënë Mihajloviç.
Trajneri serb vlerësoi tifozët Torino. (b.an)