Zyrtarizimi i Jose Mourinhos si menaxher i ri i Manchester Unitedit është duke u shtyrë nga Chelsea, që ende ka në pronë të drejtat e emrit të tij. “The Independent” shkruan se Mourinho është marrë vesh me “Djajtë e Kuq”, por bisedat kanë ngecur sa i përket të drejtave të imazhit.
Gazeta britanike shkruan se portugezi ka marrëveshje personale, por në databazën e “Intellectual Property Office” “Jose Mourinho” është trademark i regjistruar i Chelsea-t.
Trademark ishte edhe nënshkrimi i Mourinhos, por kjo marrëveshje skadoi në janar të këtij viti, ndërsa pronësia për emrin e menaxherit skadon në mars të vitit 2025, transmeton Koha.net.
“The Independent” gjithashtu shkruan se zyrtarizimi i tij është shtyrë edhe për shkak se Unitedi ka sponsor firmën e orëve “Bulova” ndërsa Mourinho “Hublot”-in. (b.an)